Lajmet e fundit
Veseli ka një koment për “kërcënimet” e Kurtit

Veseli ka një koment për “kërcënimet” e Kurtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se duhet të kihet kujdes që me veprimet tona të mos sakatohen dëme për qytetarët dhe institucionet e vendit.
Ai këto komente i ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për deklaratën e ish-lideri të VV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se në Kosovë do të ketë periudha të nxheta politike dhe shoqërore në Kosovë.
Veseli të martën, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, deklaratën e Kurtit e ka cilësuar si gjuhë politike.
“Është gjuhë politike e cila shfrytëzohet në rrethana politike. Ajo çka është më kryesore është që të mos kemi veprime që sjellin dëme të njerëzve në Kosovë, dhe të cilat sjellin dëmtimin e institucioneve në Kosovë. Këtu besoj qe Albin Kurti si dhe ne të gjithë angazhohemi që të kemi institucione dhe siguri në këtë vend”, tha Veseli, transmeton lajmi.net.
Ai po ashtu ka folur edhe për paralajmëruar se ka pasur tentim për vrasjen e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lilaj.
Vesli ka thënë se ajo ka mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës e ka përkrahjen plotë institucionale të Republikës së Kosovës, dhe në të njëjtën kohë përderisa e ka mandatin duhet mos penguar askush, sepse nuk është as njerëzore as burrëri përkundrazi”, është shprehur Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.