Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme bashkëpunim mes Kuvendit të Kosovës dhe shoqërisë civile.
Veseli ka thënë se që nga ardhja e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, ka pasur prioritet rritjen e transparencës.
Por, Veseli në konferencën e Parë Vjetore për Partneritet midis Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë Civile, ka kritikuar shoqërinë civile, pasi siç është shprehur ai që një vit asnjëri nga përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk ka shkuar në zyrën e tij për ti dhënë ndonjë vërejte, por të gjitha i kanë bërë në media, raporton lajmi.net.
Veseli në këtë konferencë në mënyrë ironike ka pyetur nëse udhëheqësi i organizatës Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë që monitori punën e Kuvendti, Driton Selmanaj është anëtarësuar në ndonjë parti politike.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, tha se sikur në institucionet shtetërore që ka njerëz që keqpërdorin pozitën zyrtare edhe në shoqëritë civile ka të atillë që zhvatin para.
“Institucionet e vendit nuk janë të gjitha me djaj, por as shoqëria civile nuk është e mbushur me engjëj, ka thënë ndër të tjera Veseli.
Në këtë konferencë mori pjese ehe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, i cili shprehi përkushtimin për rritjen e bashkëpunimit mes Kuvendit e shoqërisë civile.