1 nëntori shënon ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajazitit
Për këtë datë ka shkruar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në rrjetin social Facebook.
Veseli është shprehur se muaji nëntor nuk është vetëm muaj i fitoreve historike por edhe i ditëlindjeve të mëdha si ajo e Zahir Pajazitit.
“Nëntori nuk është vetëm muaji i fitoreve të mëdha historike, muaji i rënieve të atyre që jetën ia kushtuan kauzës së lirisë, por edhe muaji i ditëlindjeve të mëdha, sikurse është ditëlindja e militantit të pashoq të UÇK-së, Zahir Pajaziti” ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
I pari i Kuvendit në fund të këtij shkrimi është shprehur se ka nderim të përjetshëm veprës së tij dhe të gjithë atyre që jetuan, punuan dhe ranë për Kosovën e lirë.