Lajmet e fundit

Veseli nuk e përjashton kandidaturën për kryetar të PDK’së….

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, thotë se ekziston një vendosmëri që puna e Kuvendit të vazhdojë. Në emisionin “Rubikon” të KTV’së, Veseli ka folur për çështje aktuale si situata e krijuar në vend pas bllokimit të punës së Kuvendit nga opozita. Ai ka folur edhe për të ardhmen e PDK’së, postin e Presidentit, në lidhje me atë se nëse do të garojë për kreun e PDK’së. Ka folur edhe për veprimtarinë e SHIK’ut si dhe për çështje të tjera.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli tha se nuk ka asnjë forcë që ta ndal Hashim Thaçin që të bëhet president, vitin e ardhshëm.

Ai tha se Thaçi ka fituar zgjedhje të tëra dhe se është parë fuqia e tij politike

Kurse për kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së, Veseli tha se do ta bëj publike kur të vjen momenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.