Tue i pa zhvillimet e fundit që janë ba në Kuvend si dhe deklaratat e partive opozitare se kanë me vazhdue me bllokada, tashmë shumëkush ka fillue me parashikue mënyrën se qysh ka me shkue seanca e ardhshme.
Rregullorja e Kuvendit ia lejon Kryetarit të saj, që me e pezullue deputetin varësisht prej veprimeve. E në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit me 14 Tetor, Kryetari e parashtroi ketë mundësi.
Por mbas konsumimit të masave të tjera, egziston mundësia që tash me u implementue ky nen i rregullores së Kuvendit.
Mirëpo analistët janë skeptikë për mundësinë e zbatimit të Rregullores nga ana e kryetarit Veseli. Edhe pse e pranojnë si të duhun, ata thonë se kjo masë mundet e me përshkallëzue edhe ma tej situatën.
Ndërsa për analistin tjetër, Bajrush Morina, përjashtimi i deputetëve nga salla e Kuvendit nuk asht zgjidhje.
Simbas Morinës, përjashtimi i deputetëve, kishte me sjellë reagime shumë ma të ashpra se gazi lotësjellës e voet.
Kurse analisti Naim Rashiti thotë se kompetencat e Kryetarit të Kuvendit janë që mundet me largue deputetin nga vetëm ajo séancë, e jo nga seancat mbasardhëse.
E Kryesia e Kuvendit ende nuk e ka caktue datën për seancën e ardhshme plenare.
Megjithatë në seancën e posaçme të 6 Nandorit, mysafir special ka me qenë komisioneri për zgjanim i BE’s, Johannes Hahn.
https://www.youtube.com/watch?v=FUgaAMaoMTQ