Lajmet e fundit

Veseli: Shtëpia e Salih Jakut ishte strehë e UÇK’së

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Salih Jakut nga Kruma e Hasit.

Veseli ka kujtuar Salih Jakun, i cili në periudhën e luftës në Kosovë strehoi qindra djem e vajza të UÇK’së në shtëpinë e tij.

Ky është postimi i Veselit në facebook: 

Sapo mora vesh se është ndarë nga jeta Salih Jaku, nga Kruma e Hasit. Shtëpia e bacës Salih, ka qenë bazë e fuqishme e luftës sonë çlirimtare.
Me qindra djem e vajza të UÇK-së, gjatë rrugës për në Kosovë, kanë gjetur strehë, çlodhje dhe mikpritje në konakun e ngrohtë të bacës Salih. Ne mesin e tyre ishin Fehmiu dhe Xheva, Bekim Berisha – Abeja, e komandant Kumanova. Në një rast, Xheva ia dhuroi nuses së shtëpisë unazën e saj të martesës, duke i thënë: “Ti je nuse e re dhe të duhet, ndërsa unë po shkoj të luftoj për Kosovën”.
Baca Salih na priste dhe përcillte ditën dhe natën pa u lodhur asnjëherë.
I paharrueshëm do të jetë kujtimi për te!

Leave a Reply

Your email address will not be published.