Më herët kryeparlamentari Veseli ka paralajmëruar se do të takohet me të gjitha palët, përfshirë edhe trupin diplomatik të akredituar në Kosovë, me qëllim të daljes nga gjendja aktuale në të cilën gjendet Kuvendi i Kosovës.
Ambasadori amerikan tashmë është takuar me presidenten Atifete Jahjaga.
Tash e një muaj, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovë, kanë bllokuar punën e Kuvendit. Deputetët opozitarë, në dy raste madje kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.
Edhe e para e shtetit, Atifete Jahjaga është angazhuar së voni për të ndihmuar për daljen nga kjo gjendje. Ajo ka filluar takimet e ndara me të gjithë liderët politikë në vend, duke thënë se në fund planifikon që të organizojë një tryezë të përbashkët pozitë-opozitë.