Lajmet e fundit

Veseli thërret Kuvendin në ora 11:00

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thirrur një mbledhje të Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Siç dihet, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e Kuvendit të mbahet nesër. Partitë opozitare këtë e kanë konsideruar si provokim.

Ja çfarë thuhet në njoftimin e Kuvendit për takimin e nesërm:

Mbahet mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, fton mbledhjen e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhja mbahet,nesër, më 23 tetor 2015, duke filluar nga ora 11, në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës dhe është e hapur për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.