Lajmet e fundit

Veset e pandreqshme të shqiptarëve

Në 73-vjetorin e vdekjes/ Faik Konica, rrëfimet e mbetura në letër mbi karakterin e shqiptarëve.

Shënimet e grekëve, italianëve, turqve apo francezëve mbi shqiptarët

Dhjetori i vitit 1942 do të ishte dhjetori i fundit për Faik Konicën.

I zhgënjyer nga raporti me mbretin Zog dhe duke parë atë çfarë po ndodhte në Shqipëri me luftën, ai u mbyll në shtëpinë e tij në Uashington duke iu dorëzuar shkrimit.

Si ish-diplomat, pyetja me të cilën ndeshej shpesh sa herë thoshte emrin e vendit që përfaqësonte ishte “çfarë janë shqiptarët?”

Në SHBA-në e pas viteve ’40, Shqipëria ishte thjesht një vend i vogël në një cep të Ballkanit, me një histori po aq të trazuar sa rajoni në ato vite.

Ky vend mund të hasej rrallë në libra udhëtarësh të rastësishëm, apo studiuesish të gjuhës, por asnjë libër në ato vite nuk mund të tregonte një histori të vërtetë të shqiptarëve.

I shtyrë dhe nga një botues amerikan, Konica ulet të shkruajë një histori të Shqipërisë, në formën e eseve, të cilin nuk mundi ta përfundonte kurrë.

Në Uashingtonin që rrihej nga një erë e ftohtë atë fillim dhjetori të 1940-s, ai vazhdonte të hidhte në letër historinë e shqiptarëve, frymëzuar nga gjithë librat që kishte lexuar, por dhe nga përvoja personale.

Fati nuk deshi që Konica t’i përfundonte këto shënime, por ato janë sot si dëshmi jo vetëm e një kohe dhe një mendjeje që ka kontribuar aq shumë për çështjen shqiptare, por dhe një mënyrë për të parë një tablo të jetës sonë në ato vite.

Këto shënime do të botoheshin shumë më vonë në një libër “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, një libër që ia vlen t’i rikthehesh shpesh për të takuar idetë përparimtare të Konicës.

Dje ishte 73-vjetori i ndarjes nga jeta të Konicës. Në këtë përvjetor të heshtur ne po bëjmë një udhëtim në mendimet e tij, shkëputur nga ky libër, i cili shënon dhe fillesat e prozës moderne shqiptare.

 

Veset e shqiptareve (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published.