Lajmet e fundit

Vetë Erdogan urdhëroi rrëzimin e avionit rus?

Asociacioni “WikiLeaks” i Julian Assange, i cili ka marrë për mision që publikut të gjerë t’u ofrojë informacione sekrete, ka publikuar këto ditë një mesazh, përmes të cilit u bën thirrje përdoruesve të internetit që të lexojnë njoftimet e publikuara nga turku Fuat Avni, i cili “me informacionet e tij që të habisin dhe deri më tani të dala të vërteta, është bërë armiku i përbetuar i presidentit Erdogan”, raporton “Rue89”.

Mesazhet në fjalë të Fuat Avniut datojnë nga fillimi i tetorit. Në këtë kohë, ose pak ditë më parë, Rusia kishte nisur fushatën e saj të bombardimeve në Siri. Dhe, Fuat Avni (emri i të cilit në turqisht ka domethënien “Fyti i thellë”) siguron se “Recep Tayyip Erdogan ka dhënë urdhër të rrëzohet një avion rus që operon në Siri me arsyetimin se kinse ka shkelur hapësirën ajrore turke”.

Qëllimi? Mobilizimi i votuesve para zgjedhjeve parlamentare të së dielës, më 1 nëntor. Përfundimisht, më 24 nëntor një avion “F-16” i armatës ajrore turke do ta rrëzojë një bombardues “Su-24”, i përfshirë në sulmet ajrore ruse në Siri. Sipas Ankarasë, avioni rus ka shkelur hapësirën ajrore turke, gjë që demantohet nga Moska.

Në konferencë shtypi më 2 dhjetor, zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, i është referuar postimit në “Tweeter” të të njëjtit person, duke theksuar se është “shumë interesant” se si denoncuesi i famshëm turk e ka parashikuar këtë zhvillim dramatik afro dy muaj më herët, thekson uebfaqja “Sputnik News”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.