Lajmet e fundit

Vetëm 15% e qytetarëve të kënaqur me kryeministrin

UNDP dhe USAID kanë lansuar Pulsin Publik, ku thuhet se vetëm 18 % e kosovarëve janë të kënaqur me institucionet ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore në vendin tonë. Ndërsa, për punën e kryeministrit ka rënie të kënaqshmërisë.

Derisa në mars të këtij viti, 24 % të qytetarëve shpreheshin të kënaqur me punën e kryeministrit, në shtator kjo ka rënie në 15 % të qytetarëve që janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit, transmeton kp.

Problemet kryesore sipas qytetarëve ndërlidhen me kushtet socio-ekonomike.

Raporti thotë se 43 % kanë deklaruar se e shohin papunësinë si problemin më të madh, 31 % varfërinë, ndërsa 4.5 % e kosovarëve mendojnë se korrupsioni është problemi më i madh.

Sipas këtij pulsi, 41 % e qytetarëve konsiderojnë se Gjykata Speciale do t’i akuzojë ata që kanë kryer rënda në vitet e 90 %, pasuar nga 25.5 % të cilët mendojnë se shqiptarët e Kosovës duke përfshirë politikanët aktual do të akuzohen, ndërsa 10 % mendojnë se do të akuzohen serbët që kanë kryer krime në vitet 90%. Pjesa dërmuese e tyre e konsiderojnë si të rëndësishme themelimin e Gjykatës Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.