Lajmet e fundit

Vetëm sa thellohet kriza politike me Hashimin president

hakif bunjakuBiografia e zezë pa asnjë të bardhë,për tetë vjet e ka hëngër edhe dheun e Kosovës
Në vendet e zhvilluara demokratike, një person i tipit të Thaçit do të qëndronte në burg, për biografinë e stërngarkuar me penalizime e delikte
Ka javë që nëpër mediumet masive, si në ato elektronike, e në ato të shkruara që na kanë mërzitur me sloganin, tashmë banal: Hashim Thaçi president. Në vendet e zhvilluara demokratike, një person i tipit të Thaçit do të qëndronte në burg, për biografinë e stërngarkuar me penalizime e delikte.
Besoj fort që njerëzit të cilët me atë bombastikë konfuze, vrapojnë ta vejnë Thaçin në kandidaturë (i vetëm) për president, të përgjigjen penalisht për këtë gafë të qëllimshme.
Ata janë bashkëfajtor dhe ia njohin të gjitha veprat penale dhe prapë vrapojnë ta kandidojnë për president.
Demokratët duhet ta ngritin zërin e protestës
Ai që do ta bëjë propozimin e Hashim Thaçit në Kuvend, duhet paraprakisht ta përshkruajë biografinë e tij. Por faktikisht, ajo është e zezë, pa asnjë të bardhë. Dhe,pikërisht këtu njerëzit demokratë duhet ta ngritin zërin e protestës dhe të mospajtimit.
Kështu çështja të zgjidhet në Kuvend, me mjete demokratike dhe jo në rrugë me rrugaçëri.
Ky njeri, kurrë nuk ka qenë i yni
Bazuar në një mori delikte e tradhti që nga ngjitja në politikë dhe atë në Tiranë me instruksionet e SHISH-të shqiptar, DGSE-esë franceze dhe UDB-së serbe, të cilët nuk ia kursyen gradat: komisar e drejtor politik (dhe drejtor-shef i SHIK-të, të cilit i dha urdhër për vrasje, deri edhe të presidentit Dr.Ibrahim Rugova, por u dështoi atentati. Ky njeri, bashkë me Xhavit Halitin e LPK-istë të tjerë, kurrë nuk ka qenë i yni, por i armiqve tanë, me ndihmën e të cilëve erdhi në pozitën e kryeministrit, që për tetë vjet e hëngër edhe dheun e Kosovës. Shkruan: Haki Bunjaku

Leave a Reply

Your email address will not be published.