Lajmet e fundit
Vetëm sot 25 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin kundër marrëveshjeve Kosovë- Serbi

Vetëm sot 25 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin kundër marrëveshjeve Kosovë- Serbi

peticioni donika“Ne qytetarët e Republikës së Kosovës të nënshkruar në këtë peticion, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet e datës 25 gusht 2015 të nënshkruara me Serbinë si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.”

Shyqri Bytyçi, anëtar i kryesisë së “Nismës”, tha në emisionin Rrokum Roll se deri tash, në këto orë, janë rreth 25 mijë nënshkrime të qytetarëve në peticionin e Frontit Opozitar.

Bytyçi tha se vetëm në kryeqytet, janë bërë 10.000 nënshkrime në peticion.

“Nuk dihet sa dite ka me zgjate ky peticion, krejt mvaret prej interesimit te qytetareve”, shtoi Bytyçi./kosovanews

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.