Një numër i madh i ish luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë gëzuar statusin e veteranit kanë dalë sot për të aplikuar për marrjen e pensionit.
Ata po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke pritur në radhë për të dorëzuar dokumentet, transmeton Indeksonline.
Javë më parë Qeveria e Kosovës vendosi që pensioni për të gjithë veteranët të jetë 170 euro. Edhe përkundër pakënaqësive që kanë shpreh organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, lidhur me shumën që ka caktuar Qeveria për pensionet e veteranëve, siç duket disa nga ta kanë vendosur ta pranojnë atë.
Aplikimi i veteranëve për të marrë pensionet që ju takojnë ka nisur nga 1 Tetori.