Nga e hëna, veteranët luftëtarë do të mund ta nxjerrin dokumentin kryesor, i cili do t’ua hap rrugën për të aplikuar për pension.
Kështu nis një proces i ri i shpërblimit të atyre që luftuan, pavarësisht se nuk është mbyllur ende në tërësi procesi i verifikimit, raporton KTV.
Megjithëse janë të pakënaqur, veteranët kanë vendosur ta pranojnë momentalisht shumën prej 170 eurosh, si pension për faktin se shumë prej tyre jetojnë në kushte të rënda ekonomike, transmeton Koha.net.
