Lajmet e fundit
Veteranët sërish “pushtojnë” hyrjen e Qeverisë (Foto

Veteranët sërish “pushtojnë” hyrjen e Qeverisë (Foto

Një numër i madh i ish luftëtarëve të UÇK-së të cilët kanë gëzuar statusin e veteranit kanë dalë sërish sot për të aplikuar për marrjen e pensionit.

Ata po qëndrojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës duke pritur në radhë për të dorëzuar dokumentet, transmeton Indeksonline.

Edhe gjatë ditës së djeshme një numër i madh i tyre kanë qëndruar deri në vonë për të dorëzuar dokumetacionin e nevojshëm për të gëzuar pensionin prej 170 euro që e ka caktuar Qeveria e Kosovës.

Disa nga ta gjatë ditës së djeshme janë alivanosur për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë ku me çrast është dashur të ndërhyjë ndihma e shpejtë.

Aplikimi i veteranëve për të marrë pensionet që ju takojnë ka nisur nga 1 tetori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.