Lëvizja Vetëvendosje e ka pranuar publikisht se aktivistët e saj e kanë gjuajtur me vezë zv/ministrin e Punëve të Jashtme, Petrit Selimin.
Përmes një komunikate për media, kjo lëvizje ka kërcënuar kabinetin qeveritar se nuk do të kalojnë lehtë, nëse nuk tërhiqen nga marrëveshjet me Serbinë, transmeton ORAinfo.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë komunikatën e VV-së
Petrit Selimi, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, është gjuajtur me vezë sot nga aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Asnjëri nga eksponetët e kësaj Qeverie nuk do të mund të vazhdojë punën normalisht, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi. Nuk ka kuptim që pushteti të zhvillojë jetë normale dhe të rehatshme derisa shteti po shitet e defunksionalizohet dhe qytetarët po varfërohen.
Petrit Selimi njihet për miqësinë e tij me Ivica Daçiq-in, personin që Kosovën e quajti ISIS. Petrit Selimi dhe as shefat e tij asnjëherë nuk reaguan për këtë deklaratë të mikut të tyre Daçiq.
Petrit Selimi dhe shefat e tij, nuk do ta kenë funksionimin e lehtë nëse nuk tërhiqen!”