Ata përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se këto kallëzime penale kanë të bëjnë me intervenimin e dhunshëm të Policisë në zyret e Vetëvendosjes me datën 28 nëntor, transmeton Klan Kosova.
“Nesër, në ora 13:30, në Pallatin e Drejtësisë, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje do të dorëzojnë 80 Kallëzime Penale lidhur me intervenimin e dhunshëm të Policisë së Kosovës më 28 nëntor të këtij viti brenda zyrave të Vetëvendosjes”.
Sipas tyre, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është akoma në paraburgim pasi është “për të penguar ato që opozita po i konsideron marrëveshje të dëmshme”.