Lajmet e fundit

Vetëvendosje me aksion simbolik edhe para Johannes Hahn

Lëvizja Vetëvendosje ka përgatitur një aksion simbolik në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur pritet të mbajë fjalim komisionari i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ngjashëm si veprimi me pankarta derisa në Kuvendin e Kosovës fliste presidenti i Austrisë Fischer Heinz, Vetëvendosje do të veprojë edhe sot para Johannes Hahn.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar një burim i brendshëm në VV.

Ai, ka konfirmuar se deputetët e Opozitës do të jenë në seancë, por që do të zhvillojnë një aksion simbolik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.