Lajmet e fundit

Vetëvendosje në Norvegji kundër “Zajednicës”

Qendra e Vetëvendosje në Norvegjisë mbajti tubim me bashkatdhetarët në Oslo, ku u diskutua mbi situatën politike në Kosovë, protestat e opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe ngjarjet e 28 nëntorit.

Në këtë tubim u shpjeguan konkretisht marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe marrëveshja paraprake e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, njofton kumtesa partiak .

Bashkatdhetarët u shprehën kundër dhunës policore mbi opozitën, kundër represionit shtetëror ndaj atyre që po protestojnë për ta shpëtuar Kosovën nga këto marrëveshje të dëmshme, transmeton Koha.net.

“Zajednica” dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi janë marrëveshje kriminale në dëm të Republikës së Kosovës. Të pranishmit në këtë tubim qenë të vendosur që këto marrëveshje duhet të tërhiqen urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Duke e parë urgjencën e veprimit kundër këtyre marrëveshjeve të dëmshme, bashkatdhetarët shprehën gatishmëri të plotë për veprim. Kundërshtimi i bashkatdhetarëve po rritet dita ditës edhe në Norvegji, dhe do të vazhdojë të rritet derisa të tërhiqen të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, dhe të arrihet e drejta e vetëvendosjes së jashtme dhe të brendshme për popullin e Kosovës, përfundon kumtesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.