Lëvizja Vetëvendosje në vazhdën e aksioneve të tyre simbolike ka paraparë edhe sot të zhvillojë një të tillë.
Aksioni do të fillojë në orën 11:00 para Teatrit Kombëtar, ndërkaq nuk janë bërë të ditura detaje tjera rreth këtij aksioni.
Vetëvendosje ka tash e sa kohë që ka ndërmarr aksione të tilla si brenda në Kuvend ashtu edhe jashtë tij për të kundërshtuar marrëveshjet lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.