Lajmet e fundit

Vetëvendosje paralajmëron protesta të vazhdueshme prej 9 janarit

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi thotë se 9 janari do të jetë vetëm fillimi i protestave të opozitës.

Në Interaktiv të KTV’së, ai ka thënë se në Kosovë nuk do të ketë qetësi derisa nuk do të tërhiqen marrëveshjet.

Ai ka hedhur akuza të rënda në drejtim të të gjitha institucioneve të shtetit.
“Nuk mund të ketë qetësi në Kosovë pa u tërhequr këto dy marrëveshje .Më 9 janar nuk do të jetë protesta e fundit, aktiviteti i opozitës vetëm sa do të shtohe.t Situata në Kosovë do të shkojë duke u bërë më e pakontrollueshme prej Qeverisë. Revolta qytetare po rritet shumë sepse nuk ka kuptim 16 vjet pas luftës të ketë një qeveri e cila është në gjendje ta fusë në burg gjithë opozitë”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.