Vetëvendosje ka organizuar një takim të fundviti ku janë mbledhur aktivistët e kësaj Lëvizjes, raporton KOSOVANEWS.
Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, aktivistët janë mbledhur për të festuar për fitoret e viti që po shkon.
“Qindra aktivistë po festojnë fitoret e vitit 2015, që erdhën si rezultat i përpjekjes sonë të pandalshme”.
“Po e mbyllim këtë vit me bindjen e fuqishme që viti i ri do të jetë vërtetë i ri, ngase do t’i sjell Kosovës zhvillim e mirëqenie. Ngase vendin tonë do ta shndërrojë në republikë të vërtetë, duke ia larguar nga kryet njerëzit e korruptuar që po tentojnë ta shkatërrojnë /KOSOVANEWS .