Lajmet e fundit
Vetëvendosje sot pritet të bëjë publike dokumentet për Gjykatën Speciale

Vetëvendosje sot pritet të bëjë publike dokumentet për Gjykatën Speciale

Lëvizja “Vetëvendosje” të enjten (sot) pritet të bëjë publike të gjitha dokumentet e Gjykatës Speciale, të cilat janë kërkuar nga Komisioni Evropian dhe nga Ministria e Drejtësisë, që të jenë konfidenciale.
Burime të “Kohës Ditore” brenda këtij subjekti politik kanë thënë se nuk ka kurrfarë dispozite ligjore, e cila do të arsyetonte konfidencialitetin e tyre. “Ne do t`i bëjmë publike këto dokumente për opinionin dhe do t`jua shpërndajmë edhe juve”, ka thënë ky burim.
Vetëvendosje ka paralajmëruar për orën 14:00 konferencë për media, lidhur me dokumentin e sjellur në Komisionin për Legjislacion të Kuvendin e Kosovës, mbi formimin e Gjykatës Speciale për Kosovën.
Në Konferencë flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.
Dje, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kishte raportuar në Komisionin për Legjislacion, ku kishte kërkuar konfidencialitetin e dokumentet për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se dokumentet rreth themelimit të Gjykatës Speciale duhet të jenë konfidenciale dhe se kjo është kërkesë e Komisionit Evropian.Gjykata...

Leave a Reply

Your email address will not be published.