Lajmet e fundit

Vetëvrasja e hallës, flet nipi: Ja çka thotë

“Më iku halla, shtëpia, por edhe lekët”. Artur Puka, nipi i Sabahete Pukës e cila u vetëvra me pistoletë me një plumb në kokë dhe ka humbur jetën më pas në spitalin e Shkodrës, ka rrëfyer të gjithë historinë.

Iden se ai është fajdexhi, Arturi e quan shpifje të njerëzve të tij që kanë kërkuar të jenë përfitues.

Kredinë prej 2.8 milionë lekësh Arturi thotë se e kam marr pasi ka pasur probleme shëndetësore, si dhe me drejtësinë.

Ja si rrëfehet Arturi:

Cila është e vërteta e marrëdhënies suaj me hallën?

E vërteta është kjo: Unë kam pasur marrëdhënie të mira në vitin 2004 me hallën time, kohë në të cilën njerëzit e saj të tjerë nuk e përkrahën.

Kam qenë përkrahësi i saj deri kur ndodhi konflikti për shtëpinë.

Fillimisht shtëpinë halla ime ia ka shitur burrit të motrës së saj që quhet Enver Hoxhaj. Mes dy motrave lindën konflikte që unë nuk i di dhe shtëpinë Sabahetja e riktheu edhe një herë në emrin e saj.

Isha unë ai që e ndihmova dhe mbylla konfliktin mes tyre, më pas mu propozua nga halla ime që t’i blija shtëpinë dhe unë pranova dhe ja bleva me çmimin 2.8 mulionë lekë të reja.

Shtëpia është blerë në praninë e noteres dhe janë kryer të gjitha proceduarat.

Kemi bërë aktin e shit-blerjes normalisht dhe me vullnetin tonë.

A e keni mashtruar ju hallën tuaj për t’i marr firmën e saj?

E kam dëgjuar nga njerëzit se unë e paskam mashtruar Sabaheten dhe se ajo gjoja nuk e ka ditur se ka qenë duke shitur shtëpinë, ndërkohë që noterja nuk bënë asnjë veprim pa pasur të gjitha dokumentat dhe pa pyetur atë që po shetë shtëpinë. Kjo nuk është e vërtetë.

Atë banesë e kam blerë 2.8 milionë lekë të reja dhe lekët ja kam dhënë asaj në dorë pasi e kam blerë.

Madje, edhe pse e kam blerë shtëpinë ei kam thënë asaj se deri sa të kesh jetë do jetosh aty, unë nuk jam nisur për ta nxjerr jashtë se ka qenë halla ime.

Pse e keni marr kredinë ju duke lënë garanci këtë shtëpi?

Unë kam pasur problem me drejtësinë dhe po ashtu me shëndetin.

Kam bërë 8 muaj burg për armëmbajtje pa leje.

Armën e kam pasur për vetëmbrojtje, sepse kam pasur biznes dhe jamë marrm me tregtinë e frutave. Jam liruar në vitin 2010.

Kur jam dënua, pak kohë më pasur problem me shëndetin dhe si shkak i tensionit të lartë kam humbur dhe shikimin deh tashmë, prej më shumë se një viti jam tërsisht i verbuar.

Për shkak të këtyre problemeve jam detyruar të marr kredi dhe nuk kisha zgjidhje tjetër vetëm të lija tapinë e shtëpisë që i kam blerë hallës sime.

Kredinë e kam marr që në vitin 2007. Që nga viti 2009 nuk e kam paguar më këstin për shkak të problemeve që pata dhe më pas në vitin 2014 banka ka nxjerr në ankadë dhe është blerë nga një tjetër person.

Leave a Reply

Your email address will not be published.