Lajmin për KosovaPress e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai konfirmoi se viktima e identifikuar është mashkull në moshë rreth 30 vjeç dhe akti i vetëvrasjes është kryer në shtëpinë e viktimës.
“Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, njësitet përkatëse policore bëjnë të ditur se kanë identifikuar viktimën mashkull E.I, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet të ketë kryer vetëvrasjes”, tha Zahiti.
Si provë materiale, afër trupit të viktimës, Policia ka gjetur një revole. Ndërsa, sipas informatave të para, viktima thuhet se jetonte i vetëm në shtëpinë e tij.
Trupi i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërkohë që hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan tek vetëvrasja.
Zahiti konfirmoi se rasti në Polici është raportuar nga familjarët e viktimës.