Bananja është një ndër frutat tropikalë që ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e organizmit të njeriut.
Ajo është e pasur me lëndë të ndryshme si sukrozë, fruktozë, glukozë dhe fibra, duke pasur një ndikim të madh në përforcimin e energjisë.
Një studim zbuloi se dy banane mund t’ju furnizojnë me energji të mjaftueshme për të përballuar një stërvitje 90-minutëshe. Kjo është arsyeja pse bananja është fruti i preferuar i sportistëve.
Disa nga vetitë kuruese të bananes janë:
Kuron ulcerat
Bananet janë përdorur si mjete natyrore për të kuruar sëmundjet e zorrëve, zvogëlojnë irritimin dhe mbi-aciditetin e zorrëve.
Kuron aneminë
Për shkak të niveleve të larta të hekurit, konsumimi i rregullt i bananes mund t’ju ndihmojë të luftoni aneminë. Hekuri stimulon prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe për këtë arsye rrit nivelin e hemoglobinës në gjak.
Rregullojnë presionin e gjakut
Bananja është e pasur me kalium dhe natrium, që e bën atë të përsosur për rregullimin e presionit të gjakut./albeu