KUJDES: PAMJE TE RENDA
(E plotësuar) – Dy shpërthime pranë stacionit kryesor të trenave në Ankara kanë lënë së paku 86 njerëz të vrarë dhe 186 të plagosur, ka bërë të ditur ministri turk i Shëndetësisë.
Shënjestër e shpërthimeve ka qenë një marshim që bënte thirrje për t’i dhënë fund dhunës midis forcave turke dhe rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
“E dënoj fuqishëm këtë sulm të urryer mbi unitetin dhe paqen e vendit tonë”, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Pa marrë parasysh origjinën, qëllimin apo emrin, ne jemi kundër çdo forme të terrorizmit apo organizatave terroriste”, ka thënë Erdogan.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara ka dënuar po ashtu shpërthimet.
“Të gjithë ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër terrorit”, ka thënë ambasada amerikane përmes një mesazhi në Twitter.
52 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur
Në momentin e tmerrshem një terrorrist me bombë shpertheu në turmë duke vrarë të paktën 52 persona dhe mbi 100 të plagosur në një tubim paqësor pro-kurde në Turqi.
Ky është momenti kur një bombë shpërtheu në kryeqytetin turk, Ankara, gjatë një manifestimi paqësor pro-kurd.
Dy shpërthime u regjistruan këtë mëngjes në Ankara, ndërkohë që deri më tani flitet për të paktën 30 viktima dhe mbi 120 të plagosur.
Mediat turke thonë se bëhet fjalë për shpërthime kamikazësh.
Ndërkohë, foto të postuara në rrjetet sociale tregojnë trupa të pajetë në vendin e ngjarjes.
Partia pro-kurde HDP ishte mes atyre që apeluan për mbajtjen e marshimit për “paqe dhe demokraci”, që pritej të niste në orën 12:00, me orën lokale.
Në qershor, kur vendi ndodhej pranë zgjedhjeve të përgjithshme, një miting i së njëjtës parti në qytetin Dijarbakir u kthye në shënjestër të një shpërthimi.
Muajin e ardhshëm Turqia do të mbajë të tjera zgjedhje.