Lajmet e fundit
Vihen themelet e shkollës në Bair të Mitrovicës

Vihen themelet e shkollës në Bair të Mitrovicës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të shkollës “model” për nivelin parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët, në lagjen Bair në Mitrovicë.

Objekti do të ketë sipërfaqe bruto 5,691.00 duke përfshirë pjesën gjelbëruese, terrenin sportiv dhe parkingun, ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e shkollës është 1,863,567.49 euro, njoftoi MASHT.

Ceremonia e fillimit të ndërtimit të objektit do të mbahet në ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.