Viti 2015 ka qenë një vit plot ngjarje dhe ndër më të bukurit për disa nga VIP-at shqiptarë.
Viti që po lëmë pas ka lumturuar shumë personazhe publike duke u bërë prindër për herë të parë (dhe jo vetëm).
Ameli
Ameli është “ngjizur” në skenë. Lajmi për ardhjen e saj në jetë ishte shumë i bujshëm, i cili u bë me dije në X-Factor. Miriam Cani dhe Alban Skenderaj janë prindërit më të rinj nga personazhet e ekranit shqiptarë. Ameli lindi me 28 nëntor.
Reneé
Reneé erdhi në jetë me 15 maj duke bërë për herë të parë prindër Nora Istrefin dhe Robert Berishen. Dy prindërit e rinj janë shumë të lumtur për vajzën e tyre dhe ndajnë me fansat çdo moment të rritjes saj.
Bojken
Bojken është djali i kapitenit të kombëtares, Lorik Canës dhe Monikes. Bojken erdhi në jetë disa ditë para se të luhej ndeshja Shqipëri-Serbi.
Gabriel
Gabriel është djali i Hueyda El Saied dhe francezit Michel Tamisier. Gabriel ka ardhur në jetë në një nga maternitetet e kryeqytetit francez në kohën që në Paris mbahej marshimi Je Suis Charlie në Bulevardin Republika,.
Ayan
Ayan ka gëzuar babi Lilen me ardhjen e tij në jetë. Mbrojtësi i Kombëtarës shqiptare Andi Lila dhe Ornela janë bërë prindër për herë të parë në mars të 2015-ës.
Mia
Moderatorja e programit të pasditës Rudian Magjistari është bërë nënë për herë të parë në tetor të 2015-ës. Vajza e saj quhet Mia.
Aria
Aria është personi më i ri i familjes Zenelaj. Aktori dhe moderatori Gentian Zenelaj është bërë baba i një vajze të bukur.
Negin
Negin ka lumturuar babi Devisin duke i dhënë kënaqësinë e të bërit baba për herë të parë. Devis Muka dhe Nertila po shijojnë prindërimin e vajzës së tyre.