Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka mbajtur një konferencë për media ku ka komentuar aktakuzën ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.
Ymeri ka cilësuar se me këto veprime po tregohet se shteti ka qenë i kapur dhe vazhdon të jet ende.
“Emërimi i tetë gjykatësve ndërkombëtar ka qenë në kundërshtim me ligjet e në fuqi në Kosovë. Rastin në kushtetuese e ka dërguar ish avokati i popullit Sami Kurteshi. Vendimi i gjykatës Kushtetuese është marr për falsifikim të nënshkrimit të gjykatësit Robert Carolan. Kjo dëshmon se shteti ka qenë i kapur,” ka thënë Ymeri, njofton Klan Kosova.
“Gjykata kushtetuese ka nxjerrë disa vendime shumë të dëmshme për Kosovën.”