Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, sot në Ferizaj tha se Kosova po dëmtohet dhe po rrënohet prej dialogut me Serbinë dhe prej njerëzve që po e shkelin Kushtetutën e saj.
Për dialogun në këtë format, Ymeri tha se po dëmtohet sovraniteti i shtetit përmes “Zajednicës”, ndërsa për shkelësit e Kushtetutës tha se po i rrënojnë proceset demokratike.
“Dialogu në këtë formë e shkatërron Republikën. Ne jemi jemi të vendosur në anën e Kosovës si shtet sovran. Qeveria është rreshtuar keq në minimin e shtetësisë. Nuk mundet Kosova ta pranojë që në krye të saj të qëndrojnë njerëzit që e kanë shkel Kushtetutën në 23 nene të saj”, tha Ymeri.