Kohëve të fundit e keni parë shumë shpesh në ekranet televizive. Natyrisht tani është paksa më i moshuar dhe i angazhuar politikisht. Por, në fotografinë që e ka siguruar Gazeta Express, Visar Ymeri, i cili formalisht tani e drejton Lëvizjen Vetëvendosje, është më i ri dhe më i disponuar.
Në fakt, kjo është një fotografi gjatë viteve 90’të kur Visar Ymeri ishte duke jetuar në Britaninë e Madhe, natyrisht sikur të gjithë kosovarët që ishin larguar për shkak të represionit serb në Kosovë.
Siç mund të shihni në foto, Ymeri ka edhe një tufë flokësh, që i mungojnë sot.