Lajmet e fundit

Visar Ymeri ngushëllon Ankaranë

Pas ngjarjes tragjike në Ankara të Turqisë, të gjithë liderët e partive politike në Kosovë kanë ngushëlluar Ankaranë dhe popullin e Turqisë. Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje ka ngushëlluar edhe lideri i saj, Visar Ymeri.

“Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! shpreh ngushëllimet tona të sinqerta për aktivistëve të partisë opozitare HDP dhe të së majtës në Turqi, të cilët sot ranë viktima të dy sulmeve tragjike në Ankara.

Ndihemi të pikëlluar për jetët e humbura dhe dëshirojmë t’ia shprehim dëshpërimin tonë edhe familjarëve të viktimave si dhe shokëve e shoqeve të tyre. Shpresojmë që të lënduarit të bëhen mirë sa më shpejt!

Po ashtu, i shprehim ngushëllime edhe Turqisë, për këtë ngjarje të hidhur që prek opozitën dhe të majtën në atë vend, e cila për fat të keq është një ngjarje e përsëritur.

Ngjarje të tilla kudo që ato ndodhin mund të përhapin frikën tek qytetarët, por ne mbetemi optimistë për vendosmërinë e aktivistëve të opozitës dhe të së majtës në Turqi për të vazhduar angazhimet e tyre për demokratizimin e vendit, rritjen e barazisë mes individëve dhe komuniteteve, si dhe për të drejtat e liritë e kombeve të shtypura”, ka shkruar Ymeri. /lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.