Kryetari i Vetëvendosjes, VisarYmeri në një intervistë për emisionin “Tonight Ilva Tare” në Oranews ka deklaruar se marrëveshja e Zajednicës është kundër interesave të qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij kjo qeveri po akomodon interesat e Serbisë në Kosovë dhe se marrëveshjet janë ndërmjetësuar nga BE.
“Një vend demokratik nuk do të pranonte këto marrëveshje të tilla. Mendoj që nuk është demokratike që qeveria të punojë në kundërshtim me interesat e Kosovës. Është e qartë se me këto marrëveshje është fakt duke punuar kundër interesave të Republikës së Kosovës. Qeveria është e mandatuar që të mbrojë interesin”, ka deklaruar Ymeri.
Kreu i VV, Ymeri gjithashtu ka thënë se Kosova, përmes parimit etnik po ndahet dhe federalizohet dhe kjo do ta defunksionalizojë tërësisht Kosovën duke e shndërruar atë në një Bosnjë të dytë.
Më poshtë ju jellim pjesë nga interista e Visa Ymerit në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Oranews:
Kur patë ato pamje që ne përsëritëm , në fakt ju keni qënë vet në kuvend kur është hedhur gazi lotsjellës, mendoni se kritikët tuaj kanë të drejtë që ju quajnë një forcë anarkiste pasi në një vend demokratik nuk duhet të ndodhë ajo , të paktën brenda sallës së kuvendit?
Ymeri: Një vend demokratik asnjëherë nuk do pranonte një marrëveshje të tillë. Një vend demokratik nuk do të arrinte marrëveshje me një vend tjetër i cili e ka pozicionuar vehten me qasje dhe pozicion armiqësor karshi Republikës së Kosovës siç është Serbia dhe marrëveshje e cila do ta defunksionalizonte në pakthyeshmëri republikën e Kosovës.
A është mjet demokratik gazi lotsjellës në parlament?
Ymeri: Unë mendoj që nuk është demokratike fare që qeveria e Republikës së Kosovës të punojë në kundërshtim me interesat e Republikës dhe qytetarëve.
Fakti që po e thoni ju nuk do të thotë që qeveria po punon vërtet kundër interesave.
Ymeri: Është jashtëzakonisht e qartë që qeveria e Republikës së Kosovës, me këto marrëveshje që i ka arritur me Serbinë në Bruksel dhe Malin e Zi është nëfakt duke punuar me interesat e Republikës që i bie automatikisht në kundërshtim me interesat e popullit të asaj Republike dhe këto vendime po i merr.
Është jashtëzakonisht e qartë që qeveria e Republikës së Kosovës, me këto marrëveshje që i ka arritur me Serbinë në Bruksel dhe Malin e Zi është në faktduke punuar në kundërshtim me interesat e Republikës që i bie automatikisht në kundërshtim me interesat e popullit të asaj Republike dhe këto vendime po i merr vet pa pyetur askënd.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e mandatuar që ta mbrojë interesin e Republikës dhe ta avancojë interesin e këtyre qytetarëve që jetojnë në Republikë.
Do ju pyes për marrëveshjen në vijim. Pse tani? Marrëveshja nuk është miratuar tani, nuk ka pasur ndonjë zhvillim të madh ën këto moment. Pse këto ditë keni nisur këtë aksion ndajmarrëveshjes?
Ymeri: Ky është vazhdim i protestës. Vetëvendoja ka protesuar kundër kësaj marrëveshje që kur ka filluar dialogu për të. Nëse ju kujtohet në vitin 2012 ka filluar ose është avancuar ai dialog që atëherë quhej teknik në dialog politik ku kanë filluar të diskutohen këto tema që më pas rezultuan në marrëveshjen e arritur të parën në vitin 2013 mes Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiç i cili është si të them kështu, djali politik i Sllobodan Millosheviçit dhe që prej atëherë lëvizja Vetëvendosja asnjëherë nuk e ka ndalur protestën kundër këtyre marrëveshjeve . Nëse ju kujtohet edhe atëherë patëm ndërmarrë aksion brenda kuvendit të Republikës në mënyrë që ta ndalojmë atë hedhjen në votim të asaj marrëveshje të vitit 2013 pikërsiht për shkak se e dinim që atëherë , edhe shkruhej që atëherë që Kosova do ta themelonte një bashkësi komunash me shumicë serbe për së brendshmi edhe një “Zajednicë” që e ka marrë emrin tanimë e cila drejtpërsë drejti do ta luftonte vetë idenë e Republikës dhe do ta pa mundësonte realizimin e kësaj Republike.
Zajednica është një emër që ja keni vënë ju në fakt. Qëllimisht i keni vënë një emër jo shqiptar sepse në fakt është asosacioni i bashkësisë së komunave serbe.
Ymeri: Së pari kjo nuk është asosacion, është bashkësi nëse përkthehet në gjuhën shqipe, mirëpo emërtimin Zajetnicë e ka marrë sepse është kërkesë e Serbisë. Dhe Serbia e ka kërkuar si Zajednicë të komunave me shumicë serbe.
Është kërkesë e negociuar dhe e miratuar në Bruksel.
Ymeri: Është insistim i Serbisë që të miratohet kjo. Me këtë duhet ta bëj një diferencim të qartë. As nuk është kërkesë e serbve të Kosovës, e aq më pak e interest të Kosovës.Është kërkesë e Serbisë të cilën e kanë akomoduar në marrëveshjen e 25 gushtit dhe në atë të vitit 2013 dhe të cilën tashmë qeveria e Kosovës po insiston që ta realizojë . Pra me këtë insistim të qeverisë së Republikës së Kosovës , ajo po i vendoset 100% në funksion të realizimit të kërkesave të Serbisë brenda territorit të Kosovës.
Serbia mund të ketë kërkesa të tjera në Kosovë dhe për minoritetet serbe.
Ymeri: Unë mendoj që është diçka e rëndësishme .Nëse i lexoni dokumentat qofshin ato komunikata për shtyp apo të tjera nga Bashkimi Europian , shkurtesat që përdoren për bashkisinë e komunave me shumicë serbe është Z.S.O që është në gjuhën serbe që i bie Zajetnica qe ne shqip do te thotë bashkisa e komunave serbe
…
Ymeri: Republika e Kosovës, përmes parimit etnik po ndahet dhe federalizohet dhe kjo do ta defunksionalizojë tërësisht Kosovën duke e shndërruar atë në një Bosnjë të dytë. A mund të më thotë kush që Bosnja ka qenë histori suksesi? Pra a mund të themi ne sot se po duam ta replikojmë Bosnjën?
Vërtet ju mendoni se BE dhe Brukseli do të ndërmjetësonte një marrëveshje që krijonte një Bosnjë të dytë në Ballkan?
Ymeri: Unë po e shoh se çfarë produkti kemi në tavolinë dhe kjo është ndërmjetësuar nga BE. Nuk është çështja këtu a do ta bënte një gjë të tillë, sepse tashmë e ka bërë.
Megjithatë protesta nuk është e drejtuar nga BE, më shumë është e drejtuar nga mazhoranca?
Ymeri: Natyrisht sepse qeveria e Republikës së Kosovës ka këta dy persona, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë proces dialogu janë ata që e kanë pranuar një marrëveshje të tillë. një marrëveshje që nuk duhej të pranohej sepse e rrënon karakterin komunitar dhe barazinë qytetare. Si të tilla ato e kanë ndryshuar rrënjësisht me dekret qeverie rendin kushtetues në Kosovë. Asnjë nuk ka të drejte që ta sjellë një marrëveshje të tillë dhe aq më pak të zbatohet.
Po shihet shumë qartë që Beogradi është drejt dorëzimit të Kosovës. Sot kishte një deklaratë e kryetarëve të akademisë të shkencave serbe që thoshte se historia me Kosovën ka marrë fund. Pse duhet të shkojmë drejt një polarizimi kaq të brendshëm, ndoshta i jep të drejtë disa zërave me agresiv?
Ymeri: Së pari duhet ta kemi të qartë që ne si shqiptarë ekzaltohemi me deklaratat e personave. Forca politike qe prej vitit 1999 kanë thënë të njëjtën gjë, përfshirë edhe njërin prej kryetarëve të partisë atje që ka qenë edhe pjesë e qeverisë në kohën e Gjingjicit, kur ishte kryeministër dhe vazhdimisht ka thënë që Kosovën e kemi humbur dhe duhet ta njohim pavarësinë e saj. Po ja që jemi 16 vite pas luftës dhe Serbia nuk po e ndryshon qëndrimin. Madje kemi një kthim të rrezikshëm të redorikave fashiste të Serbisë. Pra që nga Milloshevici, Dacici dhe Vucici e quajnë Kosovën të ngjashme me ISIS. Kësaj retorike duhet ti përgjigjemi si shteti i Kosovës, por edhe Shqipëria duhet ta ketë një përgjgje në mënyrë që ta paraqesim Serbinë ashtu si ajo në të vërtetë është, sepse kjo është Serbia fatkeqësisht. Kjo është politika Serbe që ne e njohim.