E afërmja tentoi t’i dërgonte kanabis në qeli të paraburgosurit, por u zbulua. Në orën 10:00 të paradites së sotme gjatë kontrollit rutinë të ushtruar nga forcat e sigurisë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës u ndalua shtetësja me inicialet B.D, e cila do të takonte të afërmin e saj të paraburgosur në këtë institucion.
Shtetases iu gjet e fshehur në trup një sasi prej 2 gr lëndë narkotike. Lidhur me këtë konstatim, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve njoftoi Komisariatin e Policisë së Qarkut dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.
Në disa raste DPB nëpërmjet Policisë së Burgjeve dhe strukturës së SHKBB-së ka bërë të mundur parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në institucionet penale, duke minimizuar kështu rastet e thyerjes së ligjit dhe rregullores në fuqi.