Modelet e ardhshme të kompanisë koreane, “Galaxy S7” dhe “S7 Edge” do të jenë rezistent ndaj ujit dhe do të vijnë me një mikro-kartë SD.
Të dyja këto karakteristika mungonin në modelet më të fundit të “Samsung”, “Galaxy S6” dhe “S6 Edge”, pavarësisht se ishin në “Galaxy S5”, i cili debutoi më 2014, transmeton “GazetaExpress”.
Mikro-karta SD do të mbështesë karta mbi 200GB dhe të dyja pajisjet do të jenë rezistente ndaj ujit në thellësi një metër, thuhet sipas raportit të “VentureBeat”.
Edhe pse këto dy veçori ishin në “Galaxy S5”, raportet e fundit bëjnë të ditur se celularët e rinj do të kenë dizajnin e njëjtë me “Galaxy S6”.
“Galaxy S7” do të ketë ekranin e njëjtë 5.1 inç, përderisa “S7 Edge” do të ketë ekran 5.5 inç.