Lajmet e fundit

Vjosa Osmani reagon ndaj Kadri Veselit, i cili e kritikoi shoqërinë civile!

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj asaj që tha sot Kryeparlamentrai Kadri Veseli, me ç’rast kritikoi shoqërinë civile dhe ironizoi me analistin Driton Selmanaj, duke pyetur se mos vallë është anëtarësuar në ndonjë parti politike, njofton Gazeta Blic.

Osmani ka thënë se shoqëria civile duhet të trajtohet si bashkëpunes, e jo si kundërshtar nga ana e deputetëve.

Më poshtë e gjeni postimin  e plotë të Osmanit:

Deklaratat e tilla vetem rrenojne mundesine e bashkepunimit te sinqerte e produktiv ne mes te institucioneve dhe shoqerise civile. Ne nje shtet demokratik, shoqeria civile perfaqeson qendrimet e qytetareve njejte sikur perfaqesuesit politik, sepse nepermjet analizave, debateve, tryezave e sondazheve, kane mundesi te marrin mendimet e qytetareve rreth proceseve politike e shoqerore. Ne vend te presioneve, atyre duhet t’u jepet mbeshtetje per pune ne te mire te vendit. Ata nuk kane nevoje te flasin me ne vetem ne skuta te fshehta e prapa dyerve te mbyllura neper zyre. Perkundrazi, kane te drejte, njesoj sikur ne, qe nepermjet mediave te shprehin qendrimet e tyre. Shoqerine civile duhet ta trajtojme si partner, e jo si rival. /G.Blic

Ja si ishte shprehur Kadri Veseli!

Leave a Reply

Your email address will not be published.