Lajmet e fundit
Vlerësime të personaliteteve të ndryshme për ndeshjen Shqipëri-Serbi!

Vlerësime të personaliteteve të ndryshme për ndeshjen Shqipëri-Serbi!

Kosovanews.info ka realizuar një anketë të përbashkët me përsonalitet të ndryshme për ndeshjen Shqipëri-Serbi .

Për më shumë ndiqeni anketen me personalitetet të ndryshme :

Ymer Havolli – Pres FITORE ! E dëshirojë këtë fitore pa masë. Djelmoshat tanë do të shkelqejnë , jam i bindur, dhe do të tregojnë kulturë sportive. Fitorja do t’jet në anën e djelmoshave tanë dhe do t’i gezojnë përmbi 7 milion shqiptare!

Ymer Havolli - Profesor në Fakultetin Ekonomik “Hasan Prishtina”Prishtinë
Rasim Selmanaj – Meqë kjo ndeshje sikur i tejkalon kufijt sportiv, sidomos pas asaj që ndodhi në Beograd ne presim fitoren kundër Serbisë! Ky është shekulli i shqiptarëve ne do të fitojmë edhe në futboll! Prognoza dhe bindja ime është 2 me 0 ose 3 me 1 për kombëtarën tonë! Edhe tri ditë na ndajnë nga fitorja! Urime
Rasim Selmanaj – Kryetar i Komunës Deqanë
Qendresa Jenuzi –Unë presë një ndeshje emocionuese por edhe të lezetshme ….. Serbet duhet të dridhen edhe në ëndërr kur të shohin Shqiptarët e Bashkuar , prandaj në rast se ne 7 milion Shqiptarët me 8 tetor jemi të gjithë me kombetarën pa dyshim qe do tju japim zemer lojtarve . Pres një rezultat me nje epersi shum të ngushtë për Kombetarën tonë .Por megjithatë nuk duhet edhe të ndihemi superior sepse mbi të gjitha ësht futboll dhe një pakujdesi mund të na shkatrrojë një ndeshje . Por mbi te gjitha ësht një lojë që na bashkon gjith Shqiptarve . Lutem në fitoren e Kombetarës Shqiptare .
 Qendresa Jenuzi – Studente
 Avni Arifi – Është sfide tepër e vështirë kurse për lojtarët e kombetarës ndoshta sfida më e vështirë në karreren e tyre. Presioni i madh dhe deshira për të fituar me çdo kusht vetem sa i veshtirson gjërat. Deshiroj të besoj në fitore
 Avni Arifi – Prof . I Marketingunt dhe menagjmentit nderkombetar në Holande
 Arber Jashari – Krejt qka është e rendesishme në këtë ndeshje janë piket. Lojtarët tanë duhet të hynë në fushë sikur kundër cdo kundershtari tjetër. Të shkarkuar plotesisht nga emocionet kombëtare. Duhet ta kenë të qartë se është lojë e jo luftë. Edhe 100 her po e mundem Serbinë me rezultat 8 me 0, nuk mundemi me e nxjerr hakun për të kqijat qe ja ka ba këtij vendi. Por edhe nëse humbim, e kemi humb një lojë futbolli, nuk koritmi as poshtrohmi. Shpresoj në një fitore të lehtë 1 me 0 ose një barazim 1 me 1
 Arber Jashari – ish gazetar / Momentalishtë zyrtar per informim në Gjykaten e Apelit
Smajl Latifi – Unë besoj në një fitore bindëse të kombëtares sonë ndaj Serbisë. Kuq e zinjtë, t’i shkrijnë të gjitha forcat dhe energjitë, të luftojnë me mish e me shpirt, për ta mposhtur Serbinë në fushën e gjelbër te st. ” Elbasan Arena”. Forca Kuq e Zi! Na bëni krenar çuna!
Smajl Latifi – Ish , Kryetar i Rahovecit
Olgera Lleshaj – Mendoj qe do jetë shumë emocionuese …shpresoj që gjithë ky emocion dhe pritshmeri nga gjithë tifozeve mos të ndikojë për keq tek cunat e kombetares …. Jam e sigurte që nuk do ketë trazira sepse ne jemi popull i paqte e mbi te gjitha dime të respektojmë jo vetem mikun por edhe armikun në shtepinë tone … Do jetë shpresoj pergjigja me e mirë që do marrë Serbia pas asaj që ndodhi në fushen e tyre ” që futbolli nuk është dhune ” dhe sigurisht do fitojnë Shqipet !
 Olgera Lleshaj – Këngëtare
 Dardan Krasniqi –  Ndeshja do të jetë e organizuar mirë nga Fshf si në aspektin e sigurisë ashtu edhe atë organizativ, qoftë brenda qoftë jashtë fushës së lojës, por që të papriturat nuk do të mund të parandalohën të cilat do të jenë ngjarja kryesore e lojës pertej rezultatit qe do të jetë 2:1
 Dardan Krasniqi – Mr.Sc Kriminalistike, Kriminolgji dhe studime te sigurise
Xhem Lamallari – Shqipëri – Sërbi , tani mo JO vetëm ndeshje e shum pritur nga Shqiptarët dhe Serbēt , por nga e gjithë bota. Mendimi im është që Shqipëria do të luan me eufori dhe forcë , kurse Sërbia udhëton në Elbasan Arena për të provokuar diçka dhe të bëhet revanshi i 14 Tetorit 2014 në Beograd. 8 Tetori nuk do të jetë ditë që do ti kënaqë të gjithë zemrat Shqiptare , por do të jetë edhe bileta e Kombëtarës sonë për në Francë. Urime dhe Suksese djelmoshave tanë. #UneBesojNëKombëtarën
Xhem Lamallari – Baruti : Luftetar dhe invalidë i tri luftrave kombëtare
Frashër Oseku –  Para ndeshjes. Pa marrë parasyshë rezultatin them: Kombetarja jonë dhe TKZ kanë bër atë që politikanët tanë s’munden ta bëjne dhe ajo është: BASHKIMIN KOMBETARË! Por nëse pytet për rezultate: Që fiton. Por shpresoj që shqiptarët do jenë të matur dhe nuk i japin UEF-es ndonjë shkasë sado të vogël që t’ja humbin shances Kombetarës për rrugtimin në France.
 Frashër Oseku – Tipozë i Kombëtarës
 Përparim Osmani – Do të jetë ndeshje e shekullit edhe ndoshta do kalojn shum vite nuk do të perjetojm emocione të forta patriotike besjë se do të fitojmë .këtë ndeshje ,serbet kanë individ shume të mirë mirpo nuk janë kompak si kombetarja shqipetare .
Përparim Osmani – Futbollist tek Besa
Rilind Gervalla – Thirrjet drejtuar atyre që do të jenë në stadium, për maturi, për qetësi, për qytetari, për kthim shpine gjatë intoninit të himnit cetnik, për respektim të delijeve e grobareve, janë thirrje për të heshtur kundrejt gjithë asaj cfarë cetniket kanë bërë ndaj shqiptareve. Unë nuk mund të heshti kur shoh kombetarën time përball armiqve, nuk mund ta duroj himnin cetnik, prandaj nuk mund të jem në stadium të zbatoj rregulla sepse e di ndjeshmerinë. E dua kombetarën tonë me zemër, prandaj unë do jem jashtë stadiumit! Besoj në fitoren e kombetarës sonë të futbollit dhe jam i bindur në fitore 2 me zero! Djemve të kombetarës sonë të Shqiperise ju them që kanë përgjegjesi të na bëjnë krenarë. Ata duhet të ndalën vetëm një moment ta kujtojnë vetën në France përballë kombetareve tjera. Fitore tjera na presin.
Rilind Gervalla – Gazetarë
Fatmir Brajshori – Ndeshja është e një rëndësie të veçantë dhe është po ashtu diçka më shumë se sport megjithëse kësaj radhe do luftojm me serbët vetëm në aspektin sportiv. Më 8 Tetor do t’jenë më shumë se 500.000 mij shqipëtar në Elbasan: kanë udhëtuar nga të gjitha kontinentet ani pse nuk kanë bileta hyrëse pë në stadium. Kombëtarja shqipëtare është e vetmja që na bashkon; Partit na ndajn,Liderët na ndajn, Programet na ndajn, territoret i kemi të ndara dhe e vetmja që na bashkon, hë për hë, është Kombëtarja Shqipëtare, Ne objektivin tonë e kemi realizuar e ai në fillim ishte që në fund të kualifikimeve , në Tabelë, Serbia të jetë poshtë nesh,,, Ne kemi siguruar tani më Playoffin dhe të enjtën me Fitore kemi mundësi të kualifikohemi drejtpërdrejt por edhe dy rezulltat e tjera nuk na dëmtojn ngaqë kemi lojën e fundit me Armenin. Dhe me këtë rast u bë thirrje gjithë shqiptarëve që; Më 8 Tetor të jemi të matur vigjilent dhe të mos biem pre e provokimeve të serbëve,,, Pra, Mos prishni Shqiperin për ta bërë Pasurin Por prishni Pasurin për ta bërë Shqipërinë! Shqipërin Etnike!
Fatmir Brajshori – Gazetarë

Leave a Reply

Your email address will not be published.