Lajmet e fundit

Vllasi ofron zgjidhje për krizën aktuale në vend

Azem VllasiNjohësi i proceseve aktuale, Azem Vllasi, në një prononcim për Telegrafin tha se e gjithë kriza politike në vend ka vetëm një emër “luftë për pushtet”.
Ai tha se zgjidhja e kësaj situate politike do të ishte që koalicioni qeverisës të zgjerohet dhe në këtë koalicion të hyjë edhe partia e Ramush Haradinaj, AAK-ja.
“Ndoshta, do të ishte mirë që koalicioni qeverisës qysh sot apo më vonë nesër t’i bëj disa konsultime dhe t’ia jap një ofertë AAK-së për koalicion, që Ramush Haradinaj të zë vendin e Hashim Thaçit, ndërsa ky i fundit kryetar. Kjo do ishte zgjidhja të dalim nga kjo situatë, dhe të gjithë në qetësi të bisedojnë a ka nevojë për rirreshtime politikë të parakohshme apo do ta shtyjnë mandatin deri në 2018. Pa e futur Ramush Haradinaj në koalicion s’besoj që do të kenë ndonjë rehati”, tha Vllasi.
Ndërsa, sa i përket protestave në ditën e Pavarësisë, Vllasi tha se i gjithë ky skenar për Ditën e Pavarësisë duket pak grotesk- primitiv.
“Kjo gjendje manifeston gjendjen e skenës politike e cila është krejtësisht e çoroditur. 17 shkurti është ditë feste dhe duhet të dominoj skenari i shënimit të Ditës së Pavarësisë, jo vetëm në Prishtinë me ngjarje kryesore por edhe në të gjithë komunat e Republikës së Kosovës. Ndërsa protesta ka mundur të planifikohet për një ditë tjetër, p.sh të shtunën”, tha tutje ai.
Po ashtu, Vllasi tha se protesta ka rrezik të eskalojë.
“Ata po premtojnë që do të jetë më masovike se protesta e nëntë janarit, dhe premtimet janë për protestë paqësore. Por në një protestë aq të madhe zor që të kontrollohet rendi publik dhe ka rrezik që të kalohet në dhunë”, u shpreh Vllasi. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.