Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, tregoi një gjest qytetarie duke mbështetur Shqipërinë, por nga ana tjetër duke uruar ekipin fitues, Kombëtaren serbe. Por, statusi i Çitakut nuk është pritur mirë nga mediat e Kosovës.
“I “heq kapelën” Shqipërisë për organizimin e shkëlqyeshëm të lojës. Urime fituesve. Unë ende besoj”, shkruan në “Twitter” ambasadorja.
Ndërkohë gjatë ndeshjes, Çitaku ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke shikuar lojën me ambasadoren e Shqipërisë në SHBA.
“Bashkë me miken time, ambasadoren e Shqipërisë në SHBA!#unëbesoj Floreta Luli-Faber”, shkruan ajo në “Facebook”. Ndërsa pas përfundimit të ndeshjes publikoi një tjetër status ku shkruante: “Me Kombëtaren. Në humbje e fitore! Bravo tifozeri”