Lajmet e fundit

Vlora Dumoshi: Isa Mustafa për një vit u takua me Bidenin, Merkelin, Kerryn!…

Duke iu referuar takimeve të nivelit të lartë që kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar gjatë këtij viti, shefja e stafit të Kryeministrisë, Vlora Dumoshi, ka thënë se pritet përkrahje e madhe për Kosovën, në vijim.

Vlora Dumoshi ka përkujtuar takimet e kryeministrit Mustafa me zëvendëspresidentin amerikan Biden, kancelaren Merkel, sekretarin Kerry dhe me udhëheqësit kryesor të BE-së, duke theksuar se gjatë këtyre takimeve, kryeministri ka siguruar përkrahje të madhe për Kosovën.

“Kryeministri Isa Mustafa, gjatë këtij viti, ka takuar personalitete të shquara amerikane, evropiane e botërore. Gjatë takimeve me Zëvendëspresidentin Amerikan, Joe Biden, Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, Sekretarin Amerikan John Kerry, të gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së, Juncker, Schulz, Tusk, e Mogherini, rajonit e shumë personalitete të tjera botërore, kryeministri Mustafa ka siguruar përkrahje për Kosovën dhe zhvillimet e gjithmbarshme në vend. Duke pasur parasysh punën e bërë në vitin e parë nga Qeveria Mustafa, mund të presim ditë të mira për Kosovën. “Dita e mirë shihet në mëngjes!”, shkruan Dumoshi, në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.