Një vajzë 8 vjeçe humbi jetën mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi u zu poshtë nga një mur. Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit.
Vajza ka marrë plagë të rënda në kokë, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen.
Familjarët thonë se vajza ka qenë pranë murit që ndante dy banesa, në momentin e shembjes. Ata shprehen se muri është dëmtuar nga përmbytja e ditëve të fundit në Vlorë.
/ Shekulli Online /