asi Kombëtarja e Shqipërisë nuk do të ketë mundësi të vijë në Kosovë për të festuar kualifikimin në Euro 2016, kreu i FFK’së, Fadil Vokrri nuk pritet të rrijë duar kryq.
Numri një i futbollit kosovar, ka bërë të ditur se do t’i bëjë ftesë presidentit të FSHF-së Armand Duka, dhe trajnerit Gianni De Biasit që ta vizitojnë vendin tonë.
“Pas ndeshjes me Armenin e kam telefonuar Dukën dhe i kam uruar kualifikimin në Euro 2016. Ne do të flasim sërish, dhe do t’i ftojë që së bashku me De Biasin ta vizitojnë Kosovën”, ka deklaruar Vokrri për gazetën Express.