Një person në Itali ishte me vonesë për të kapur avionin e linjës Torino-Romë, kështu ai i ka telefonuar policinë duke dhënë alarmin për bombë në avion.
Telefonata që mori policia italiane ishte: “Në avion është një bombë”. Fillimisht nuk dihej identiteti i pasagjerit, i cili ishte munduar të fliste në gjuhën arabe.
Me të marrë telefonatën, autoritetet në Itali janë vënë menjëherë në lëvizje. Ata kanë evakuuar të gjithë pasagjerët e avionit, i cili do të nisej nga Torino në orën 21:00 të së enjtes.
Policia ka nisur menjëherë kontrollin për të gjetur bombën dhe pas kontrolleve të imtësishme, ajo konfirmoi se alarmi ishte i rremë. Ndërsa personi që kreu telefonatën u ndalua menjëherë pasi mbërriti në aeroport, ku u zbuluan edhe shkaqet e telefonatës së tij. Identiteti i pasagjerit nuk është bërë i ditur nga autoritetet italiani.
Sipas medieve italiane, avioni është nisur rreth 2 orë e gjysmë me vonesë, por sigurisht pa personin që kreu telefonatën.
Mesa duket ai bëri zgjedhje të gabuar për të vonuar avionin, pasi përveçse humbi atë edhe pse dy orë e gjysmë me vonesë, tashmë do t’i duhet të përballet edhe me policinë.