Sot, në ora 9:00, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, votoi në Qendrën e Votimit 1913E, në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Me këtë rast Albin Kurti tha se sot jo vetëm që është ditë e rëndësishme për qytetarët dhe komunat e Kosovës, jo vetëm për lirinë e demokracinë, por edhe për shtetndërtimin në Kosovë. Ai uroi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, që në mandatin e ardhshëm të qeverisemi nga njerëz të lire dhe të ndershëm, që kanë legjitimitet demokratik.
Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, votoi në ora 10:00, në Qendrën e Votimit 1903E, në Shkollën Fillore, “Faik Konica” në Prishtinë.
Në prononcimin e tij para medieve, Shpend Ahmeti tha se kjo ditë është një ndër ditët e pakta, kur të gjithë në shtetin tone janë të barabartë, andaj ai ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë ketë barazi për të mirën e tyre, duke qenë i sigurt se po vjen era ndryshim në Prishtinë.