Lajmet e fundit

Vrasja e dy vëllezërve u bë nga fqinji që s’e deshën për burrë të motrës

Ekzekutimi i dy vëllezërve pranë shtëpisë së tyre ka ndodhur pasi nuk kanë pranuar që t’i japin për nuse vajzën fqinjit të tyre.

Kaq ka mjaftuar që 37-vjeçari me automatik të vrasë dy vëllezërit, të cilëve u kishte zënë pritë pranë shtëpisë së tyre.

Kjo ngjarje makabre ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në fshatin Drisht të ish-komunës Postribë të Shkodrës.

Viktimat janë identifikuar si Abdullah dhe Skënder Shkami, 50 dhe 40 vjeç, të cilët kishin ardhur nga Anglia për të festuar Vitin e Ri, por u qëlluan pranë shtëpisë së tyre nga autori Esat Dusha.

Raportohet se policia ka rrethuar zonën ku fshihet autori. Në ndjekje të tij janë vënë RENEA dhe një helikopter. Ndërkohë Policia ka publikuar edhe fotografinë e tij, për të gjithë ata që mund ta shohin e mund të japin informacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.