Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në fshatin Stajkë të Shkodrës. Një person raportohet të jetë qëlluar me armë zjarri, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Identiteti i viktimës nuk është bërë i ditur, ndërsa mësohet se ai ishte duke udhëtuar i vetëm në automjet në momentin që është qëlluar.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj vrasje dhe identitetin e autorëve të krimit./tch/