Një sulmues vetëvrasës në një motoçikletë e ka sulmuar sot një patrullë të përbashkët amerikano-afgane në afërsi të bazës ajrore Bagram në Afganistan.
“Tre ushtarë të koalicionit kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur. Tre policë afganë janë plagosur gjithashtu gjatë sulmit”, tha sot Mohammad Asem, guvernator i provincës Parëan.
Përmes rrjetit social Twitter, zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se janë vrarë 19 ushtarë.
Selia e NATO-s në Kabul ka konfirmuar se ka ngjarë një shpërthim në afërsi të bazës ajrore Bagram por sipas tyre, rasti është duke u hetuar.
Sulmi vjen vetëm një javë pas sulmeve vetëvrasëse në bazën ajrore të Kandaharit në jug të Afganistanit, në një bujtinë të Ambasadës së Spanjës në Kabul.