Një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës raportohet se e ka vrarë liderin grupit të Shtetit Islamik në Libi, bën të ditur Pentagoni, transmeton Klan Kosova.
Shtetasi irakian Abu Nabil, i njohur gjithashtu edhe si Wissam Najm Abd al-Zubaydi, ishte “operativ i Al-Kaedës për një kohë të gjatë dhe udhëheqës i lartë i ISIS në Libi”.
Sulmi ajror është zhvilluar të premten mbrëma.
Pentagoni ka thënë se ky sulm ka dëshmuar që “do të shkojnë pas liderëve të ISIS kudo që ata veprojnë”.